Vllaznia e Shkodrës ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës ndaj Vikingurit, me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që realizuan me anë të Gunnarssonit pas dhjetë minutash lojë, shkruan Arbresh.info.
Në pjesën e dytë shkodranët u rikthyen fuqishëm. Fillimisht barazuan rezultatin me anë të Melos Bajramit në minutën e 67-të.
Kurse tetë minuta më vonë e morën epërsinë me golin e Esat Malas.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Vllaznia shënoi fitore të madhe, e cila mund ta dërgojë në rrethin tjetër. Ndeshja e kthimit luhet në Islandë pas një jave.
Fituesi i këtij çifti rrethin tjetër përballet me fituesin e takimit HB Torshavn – Brondby./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...