Jose Mourinho dukej se ishte mirë i informuar rreth portierit të Argjentinës, Willy Caballero, pasi kishte bërë një vlerësim brutal ndaj portierit të Chelseas në fillim të turneut dhe tani duket se ishte tepër i saktë.
Trajneri i Manchester United ka shkuar në Rusi në rolin e një analisti për mediumin ‘RT’ dhe derisa ishte duke folur për ndeshjen e parë të Argjentinës, ai tha se do të mbronte ngjashëm si Caballero, transmeton portali arbresh.info.
“Një shans, një gol, Caballero në portë ose unë do të ishim të njëjtë sepse unë do të mbroja ngjashëm si Caballero, aty nuk kishte asnjë situatë e rrezikshme”, ishte komenti i Mourinhos pas golit të barazimit që shënoi Islanda.
Mourinho kishte marr rolin e portierit në një ndeshje bamirësie në Loftus Road gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.
Ai kishte zëvendësuar David Jamesin në minutën e 63′ dhe ishte ndëshkuar për humbje të kohës derisa po hynte në fushë./arbresh.info/
What was the greatest tactical substitution?
RT? – Jose Mourinho for David James
Like❤️ – Tim Krul for Jasper Cillessen pic.twitter.com/tKFW8xzwXi— RF9 (@FullOnFirmino) September 2, 2017
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...