Pas raportimit të Grupit Koha për heqjen e flamurit të Kosovës nga sajti i faqes zyrtare të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018” ka reaguar trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka.
Kuka, që udhëhoqi xhudistët e tij drejt medaljeve të arta në këtë garë, në Facebook ka shkruar se shteti po bëhet në krejt shtetet janë kundër Kosovës, ju pëlqeu kjo apo jo, transmeton Koha.net.
Ai ka postuar një video nga ceremonia e ndarjes së medaljes së artë për Distria Krasniqin, e cila i solli Kosovës medaljen e parë në Tarragona me ç’rast ishte prezent flamuri shtetëror i Kosovës.
“Ju pëlqeu e s’ju pëlqeu kot e keni tash (shtetit nikoqir). Në Tarragona të Spanjës ceremonia e medaljes së parë të artë në Lojërat Mesdhetare. Shteti po bëhet në krejt shtetet që janë kundër”, ka shkruar Kuka.
Kujtojmë se dy medalje të arta në këtë garë kanë marrë edhe Nora e Akil Gjakova, kurse me të argjendtë u shpërblye Loriana Kuka.
Kurse për në ceremoninë e ndarjes së medaljes së artë për Akil Gjakovën, po ashtu të enjten ishte prezent flamuri i Komitetit Olimpik të Kosovës në vend të atij shtetëror të Kosovës. E njëjta ndodhi edhe kur Loriana Kukës iu dhurua medalja e argjendtë të premten.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...