Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2

22:23 | 19 Prill 2026
D.H

Team Vitality po vazhdon dominimin në CS2, ku sonte fituan turneun e radhës duke e mposhtur Team Spirit me lehtësi në finale (3:0) në IEM Rio.

Vitality arriti të fitojë me vështirësi mapin e parë “Mirage”, ku triumfoj vetëm pas vazhdimeve me rezultat (16:13), shkruan Arbresh.info.

Në mapin tjetër “Nuke” të përzgjedhur nga vetë Vitality, ata fituan (13:10).

Teksa vulën fitores ia dhanë në “Dust 2”, ku demoluan rusët me rezultat (13:5), për ta fituar këtë turne.

Ata në gjysmëfinalen mposhtën Furian, teksa në çerekfinale mposhtën skuadrën e “makazzes”, NAVI.

Në këtë ndeshje më i dalluari tek Vitality ishte “ropz” me 62 eliminime, i ndihmuar nga “ZywOo” me 59 sosh.

Ky është turneu i katërt radhazi që e fiton Vitality këtë vit, derisa është i 13-ti nga janari i vitit 2025.

Gjithashtu, Team Vitality kanë fituar Grand Slam-in e tyre të dytë radhazi në ESL dhe janë bërë skuadra e vetme që e ka arritur ndonjëherë këtë.

Kjo skuadër është duke shkruar histori në CS2, duke lënë prapa edhe kohën e artë të Astralis, ku vite më parë ata arrinin të fitonte gjithçka çfarë iu dilte përpara.

Turneu i radhës për Vitality është Blast Rivals 2026, ku marrin pjesë edhe NAVI i “makazzes” dhe FUT i “Krabenit”./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale