Virgil van Dijk i ndihmoi Liverpoolit për të triumfuar në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar ndërkohë që ka fituar gjithashtu çmimin PFA Lojtari i Vitit.
Por, mbrojtësi qendror tashmë ka vendosur në shënjestër edhe më shumë torfe te Liverpooli para fillimit të sezonit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” përfunduan sezonin e kaluar me fitoren 2 me 0 në Ligë të Kampionëve ndaj Tottenhamit në Madrid. Ata gjithashtu përfunduan me vetëm një pikë prapa titullit në Premierë Ligë të cilin e rrëmbeu Manchester City në ditën e fundit.
Në një mesazh të postuar për tifozët në llogarinë e tij në Twitter, holandezi shkruan:
“Kam pasur disa ditë për të reflektuar në atë që ka qenë një fund i pabesueshëm i sezonit”
“Ne kemi arritur gjëra të mrekullueshmen këtë sezon në Liverpool si një skuadër dhe ndihem krenar të jem pjesë e një skuadre kaq të mrekullueshme me këtë grup lojtarësh”
“Të jesh kampion evrope është një ëndërr e realizuar”
“Ne të gjithë jemi të uritur për më shumë sukses dhe do të vazhdojmë të japim gjithçka që kemi mundësi për të arritur këtë”, përfundon Van Dijk./arbresh.info/
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...