Vinicius Junior ishte protagonist në fitoren e mbrëmshme të Real Madridit me rezultat 5-2 ndaj Dortmundit.
Futbollisti brazilian shënoi hattrick në këtë sfidë dhe u shpall njeriu i ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai foli rreth sfidës dhe qëndrimit të tij tek Real Madridi.
“Ne besojmë në veten tonë. Jemi në shtëpinë tonë, para tifozëve tanë, dhe gjithçka është e mundur, ky është kompeticioni ynë dhe duam ta fitojmë sërish. Dua të qëndroj këtu përgjithmonë. Unë e dua Real Madridin”, potencoii ylli brazilian.
Teksa ka treguar se çfarë iu ka thënë Ancelotti në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë.
“Kur erdhëm në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë, ne ishim të gjithë shumë të qetë dhe thjesht dëgjuam trajnerin. Ai thjesht na tha një gjë, se nëse do të shënonin golin e parë, do të riktheheshim sërish, falë tifozëve dhe ekipit, të cilët me të vërtetë dhanë gjithçka, por ne duhet të përmirësohemi nga fillimi, përndryshe trajneri nuk do të jetë në gjendje ta marrë atë”, vazhdoi Vini.
Vinicius ka realizuar tetë gola në 14 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet./Arbresh.info
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin