Real Madridi mbrëmë u eliminua nga Arsenali në çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 5-1.
Madrilenët u mposhtën në Londër 3-0, teksa në Spanjë humbën 1-2, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm nga këto dy sfida për Real Madridin e shënoi braziliani, Vinicius Junior.
Ai sot ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar se Reali do të kthehet.
“Real Madridi do të kthehet, si gjithmonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ne duhet të jemi bashkë për javët e fundit të sezonit”.
“Ka ende tituj që mund t’i fitojmë… gjithmonë së bashku me këtë ekip, deri në fund. Hala Madrid!”.
View this post on Instagram
“Urime Arsenalit”, ka shkruar ylli brazilian në rrjetin social Instagram.
Arsenali në gjysmëfinale takohet me Parisin, teksa Reali do të luftojë për titullin e La Ligas dhe Copa del Rey./Arbresh.info
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...