Sipas gazetës së njohur spanjolle Marca, Paris Saint Germain, i ka ofruar një kontratë me një shifër marramendësë Vini Jr.
Fiks 40 milionë euro neto për sezon, që i bie 12 herë më e lartë se paga aktuale në Real Madrid.
Në bisedime u përfshinë edhe premtimet për një bonus bujar transferimi dhe një sërë mundësish biznesi në Katar, nga ku u trajtua çështja.
Por ylli brazilian dhe Real Madridi thuhet se tashmë kanë një marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës për shumë vite, ku mungon vetëm nënshkrimi.
Kjo do të thotë se ata do të vazhdojnë të ecin krah për krah për katër ose pesë vjet të tjera, një periudhë e rëndësishme kohore dhe se situata e tyre do të rishikohet sërish në të ardhmen. /arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...