Aston Villa ka konfirmuar se nuk do të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 40 milionë paundësh për Marcus Rashford.
Sulmuesi anglez do të rikthehet te Manchester United, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur për këtë verë.
Çmimi prej 40 milionë paund mbetet i vlefshëm për çdo klub tjetër që është i interesuar për të siguruar shërbimet e Rashford gjatë merkatos së verës.
Për Rashfordin ka pasur interesim edhe nga Barcelona, mirëpo deri më tani asgjë më shumë.
Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e anglezit. Ai është pjesë e Man United që nga fëmijëria.
Ndërsa sezonit e fundit luajti i huazuar tek Aston Villa, ku në 10 ndeshje në Premier League shënoi dy herë dhe bëri edhe dy asistime./Arbresh.info
🚨🛑 Aston Villa confirm they’re not activating £40m buy option clause for Marcus Rashford.
Rashford returns to Manchester United… and £40m price remains available for any club interested in Marcus this summer. pic.twitter.com/s65XS1kmdA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2025
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...