Arturo Vidal është bërë zemra e Barcelonës dhe duhet të qëndrojë në ‘Camp Nou’, ka deklaruar Gerardo Martino.
Janë bërë shumë pyetje mbi të ardhmen e reprezentuesit të Kilit rregullisht këtë sezon.
33 vjeçari është përfolur për një rikthim në Itali, me Interin të etur për të transferuar ish yllin e Juventusit.
“E shoh Vidalin si zemrën e ekipit për atë që ai jep, por edhe për mënyrën sesi funksionon, si hyn në zonë dhe si shënon”, ka deklaruar Martino, ish trajner i Barcelonës, përcjell lajmi.net.
“E shoh se ka rimarrë veten nga viti i kaluar, i cili nuk ishte i mirë. Ky vit ka qenë i mirë për Arturon dhe për mua ai patjetër që mund të qëndrojë te Barca”.
“Unë kam një dobësi të veçantë për Vidal. Nëse do të kisha mundësi, do ta kisha sjellë atë te Barcelona (2013/2014)”.
“Ka vendime shumë personale që duhen të merren parasysh. Ne duhet të shohim se si ndihet ai me familjen e tij”.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...