Veton Tusha është bërë lojtari i ri i Bruk-Bet Termalica, klub që luan në elitën e futbollit polak.
Sulmues 19-vjeçar ka lënë Denizlispor për tu bashkuar me klubin polak që po lufton për ekzistencë këtë sezon.
Tusha e ka filluar karrierën në vendlindje e tij në Kaçanik, me klubin New Star, pastaj kishte kaluar te Arsenali në Prishtinë.
Nowym zawodnikiem @BB_Termalica został Kosowianin Veton Tusha‼️
? https://t.co/UGB20I170c pic.twitter.com/dhD9nrzKdO
— Bruk-Bet Termalica (@BB_Termalica) February 18, 2022
Ai u paraqit edhe në juniorët e Vardarit të Shkupit para se të kalonte në Turqi.
Tusha është pjesë e Përfaqësuese së Kosovës U21.
Ai në klubin Bruk-Bet Termalica do të gjejë edhe mbrojtësin shqiptare David Domgjonin që po ashtu kaloi në këtë klub në afatin e janarit.
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...