Marcelo Bielsa do të rikthehet si trajneri në vetëm më pak se një muaj pas shkarkimit nga Leeds United – me Kombëtaren e Bolivisë.
Bielsa ka mbetur pa punë që nga shkarkimi nga Leeds pas katër humbjeve rreshtë, që e çuan skuadrën angleze në luftë serioze për mbijetesë.
66-vjeçari e ktheu Leeds në Premier League pas një mungese 16-vjeçare dhe koha e tij në Yorkshire do të mbahet mend gjatë nga tifozët e skuadrës angleze.
Ai konsiderohet si një nga mendjet më të mëdha taktike në futboll dhe një Kombëtarja e Bolivisë është e gatshme ta emërojë atë si trajnerin e tyre të ri.
Bolivi nuk do të jetë në Kupëne e Botës të këtij viti pas humbjes së fundit 3-0 ndaj Kolumbisë të enjten, me presidentin Fernando Costa që tashmë po bën një lëvizje të shpejt për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit, Cesar Farias./Arbresh.info
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...