Ermal Krasniqi debutoi te Cluj, në fitoren 3-0 ndaj Farul Constantas në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Rumanisë.
Ishte një debutim ëndrrash për malishevasin, që ia doli të realizonte golin e parë të takimit në minutën e 49-të.
Për më shumë, Krasniqi nuk u ndal me kaq, dhe ia doli të asistonte për golin e tretë të realizuar nga Claudiu Petrila në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, të arritur fal Ermalit, Cluj ia doli të bëhej lider i ligës me 47 pikë, me Farul që është në vendin e dytë me dy më pak.
Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga federata e futbollit rumun, që e ka vendosur atë në formacionin e javës.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...