Hellas Verona ka treguar se ka ruajtur formën e mirë edhe gjatë kohës së pezullimit të Serie A, duke e mposhtur 2:1 Cagliarin në ‘Bentegodi’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të.
Fillimi i pjesës së parë ishte i jashtëzakonshëm për skuadrën e Amir Rrahmanit, që pas 14 minutash lojë, gjeti veten në epërsi, kur shënoi përmes Samuel Di Carmine, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 26’, Samuel Di Carmine dyfishoi epërsinë, me një super gol.
Nga minuta e 30, gjërat u vështirësuan për Veronan, kur Fabio Borini u ndëshkua me karton të kuq.
Mungesa e një lojtari në fushë, bëri që Cagliari të ketë hapësira më shumë, dhe në minutën e 43’ me anë Giovanni Simeone, ngushtoi epërsinë e vendasve në 2:1.
Ky rezultat mbeti edhe në pjesën e dytë, me Hellas Verona që merr një fitore të rëndësishme, duke shkuar në numrin e 38 pikë, një më pak se Napoli, që renditet në vendin e gjashtë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Evropës.
Pikërisht në xhiron tjetër, Hellas Verona pret Napolin.
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...