Juventusi arriti ta fitojë derbin e Italisë ndaj Interit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 25-të.
Pas disa gjysmërasteve nga të dyja anët, rasti shumë i mirë u paraqit për Mehdi Taremin në minutën e 19-të i cili me një gjuajtje akrobatike gjuajti drejt portës, por Michele Di Gregorio bëri një super pritje.
Tre minuta më vonë, Juventusi tentoi me Nico Gonzales dhe Francisco Conceicaon, por që në të dy rastet Yann Sommer ishte në vend.
Në minutën e 43-të, Denzel Dumfries goditi shtyllën.
Pas një loje të bukur nga të dy skuadrat, më në fund ka ardhur goli në minutën e 74-të.
Randal Kolo Muani bukur futet në zonë, asiston te Francisco Conceicao i cili me një goditje të saktë shënon për 1-0.
Me këtë fitore Juve arriti në kuotën e 46 pikëve dhe pozitën e katërt kurse Interi humb mundësinë edhe njëherë për të marrë kreun e tabelës, mbetet në kuotën e 54 pikëve./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A