U zhvilluan ndeshjet e para të ‘play-offit’ në Ligën e Parë të Meshkujve, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale.
Vëllaznimi ka vazhduar me fitore edhe në ‘play-off’, duke mundur Vushtrrinë me shifrat 106-67 (30:18, 28:15, 30:18, 18:16).
Kuqezinjtë ishin më të mirë nga fillimi, duke qenë favoriti kryesor për të hyrë në elitën e basketbollit.
Përballje dramatike u zhvillua ndërmjet Prishtina e Re dhe New Basket, që u fitua në çastet e fundit nga prishtinasit me rezultat 72-71 (13:23, 16:15, 28:14, 15:19).
Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e parë, 13:23, ndërsa perioda e dytë ishte e barabartë 16:15.
Prishtinasit ishin bindshëm më të mirë në periudhën e tretë 28:14, ndërsa pesë sekonda nga fundi, Dion Haxhosaj shënoi tre pikësh, duke e vulosur sfidën në 72-71. Haxhosaj zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme me 41 pikë e 25 kërcime.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...