Vëllaznimi ka arritur të mposhtë skuadrën nga kryeqyteti Borën, me rezultat 89 – 79, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Gjakovarët e nisën ndeshjen më mirë dhe pjesën e parë e mbyllën në epërsi prej 15 pikëve, 45 – 30, shkruan Arbresh.info.
Teksa në dy çerekët e fundit arritën të ruajnë këtë epërsi dhe triumfuan në fund.
Më i dalluari në këtë fitore të kuqezinjve ishte Jericole Helles me 17 pikë, kurse lojë të mirë bëri edhe Trey Anderson që shtoi 16 sosh.
Ndërkohë dy më të mirët tek Bora kanë qenë Mekic dhe Lonax ku secila nga ta realizuan nga 14 pikë.
Kjo është fitorja e pestë për Vëllaznimin krahas shtatë humbjeve kurse Bora pëson disfatën e nëntë, teksa ka edhe dy fitore./Arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...