Vëllaznimi ka arritur ta mposhtë Golden Eagle Yllin në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e basketbollit kosovar me rezultat 48-60.
Një ndeshje me mjaft pak pikë të shënuara nisi më mirë për gjakovarët të cilët e mbyllën pjesën e parë me rezultat 26-36, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë Ylli u kthye për ta fituar çerekun e tretë, por në fund Vëllaznimi arriti të mbajë epërsinë e krijuar në pjesën e parë dhe arriti triumfin e gjashtë këtë edicion.
Më i dalluari në këtë fitore të gjakovarëve ishte Hellems me 16 pikë e 12 kërcime, teksa shtoi edhe dy asistime. Lojë të mirë bëri edhe Anderson që shtoi 13 pikë e shtatë kërcime.
Kurse për suharekasit shkëlqeu Tavares me 17 pikë.
Pas 13 ndeshjeve Ylli ka shtatë fitore e gjashtë humbje, kurse Vëllaznimi numëron gjashtë triumfe e shtatë disfata./Arbresh.info
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...