Vëmendje e tri klubeve të mëdha evropiane për 90 minuta lojë do të jetë mbrëmjen e sotme te sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Atletico Madridi, Tottenham Hotspuri dhe Lazio janë duke u përmendur nga gazeta turke Fanatic si vëzhgues në stadiumin “Fadil Vokrri” të sulmuesit nga Prizreni, transmeton portali arbresh.info.
Muriqi ka shkëlqyer gjatë detyrës me skuadrën kombëtare duke shënuar brenda pesë ndeshjeve të fundit tri gola dhe duke krijuar një asistim.
Gjiganti në Premierë Ligë, klubi madhështor madrilen në Wanda Metropolitano të Spanjës dhe skuadra italiane në Serie A do të vëzhgojnë për plotë 90 minuta lojë Muriqin në ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve.
Vlera aktuale e sulmuesit qendror sipas uebfaqes Transfermarkt është 8 milionë euro, por zyrtarë të Fenerbahces thonë se as njërën këmbë të tij nuk e japin për 30 milionë – aq sa ishte shtruar një ofertë së fundmi për të.
Takimi Kosovë – Mali i Zi fillon në ora 20:45 dhe arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...