Gjyqtari i ndeshjes Kayserispor – Fenerbahçe, Aris Kardesler është në shënjestër të akuzave për shkak të disa gabimeve në ndeshjen e djeshme në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, edhe njëherë ka qenë titullar për skuadrën e tij, Fenerbahcen.
Ai startoi në sfidën kundër Kayserispor që befasisht, Fenerbahce e humbi 1-0.
Por, rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse gjyqtari do të kishte ndalur një penallti pas një ndërhyrje që u bë në Vedat Muriqin e që sipas mediave turke, ishte.
Aris Kardesler, gjyqtari i takimit Kayserispor – Fenerbahçe, është duke u kritikaur me të madhe për referimin të dielën mbrëma.
Bugün Fenerbahçe verilmeyen iki penaltı Rize maçında Galatasaray’a verilenden daha net penaltılar pic.twitter.com/KLlIp2qH0h
— İsmail (@ismaiii1980) November 3, 2019
Deri më tani kanë reaguar edhe figurat më të njohura të futbollit turk – si gjyqtarë dhe trajnerë – të cilët janë të bindur se ndërhyrja ishte për penallti.
Erman Torowlu : “Penallti”.
Gürcan Bilgiç: “Penallti”.
Reha Kapsal: “Penallti”.
Ahmet Cakar: “Vedati ishte në pozicion 100 përqind për penallti”.
Pas kësaj humbje, Fenerbahce e sulmuesit të Kosovës, që synon titullin në Turqi, renditet në pozitën e katërt në Superligë me 17 pikë pas 10 javësh. /Gazeta Express/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...