Vedat Muriqi ka krijuar një asistim të bukur në takimin mes Real Madridit dhe Fenerbahces.
Dy skuadrat e mëdha evropiane janë duke u përballur me njëra-tjetrën për vendin e tretë në Kupën Audi pas disfatave të pësuara të martën, shkruan portali arbresh.info.
Rodrigues dërgoi në avantazh skuadrën turke qysh në minutën e 6′, por sulmuesi Karim Benzema shënoi dy gola për të përmbysur rezultatin.
Francezi barazoi shifrat në minutën e 12′ para se të dërgonte ‘Los Blancos’ në avantazh për 2 me 1 me golin me kokë të shënuar në minutën e 27′.
Por, skuadra nën udhëheqjen e Ersun Yanal arriti të barazojë shifrat falë një pune mjaftë të mirë në grup dhe asistimit të përkryer nga reprezentuesi i Kosovës që finalizoi këtë verë transferimin te Fenerbahce.
Nabil Dirar pranoi topin nga Muriqi dhe me një goditje të fuqishme, e cila u pengua nga Odriozola, dërgoi topin në rrjetën e Keylor Navas në minutën e 34′./arbresh.info/
Shikoni më poshtë asistimin nga Muriqi dhe golin nga Dirar:
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi