Ka vdekur në moshën 85 vjeçare boksieri i njohur shqiptar, Ahmet Golemi.
Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale.
Golemi është shpallur pesë herë kampion në Shqipëri./arbresh.info/
Para një viti gjatë një interviste ai u shpreh:
“Boksi shqiptar u burgos në 1964-ën, kur në janar në “Sporti” nuk u shpall kalendari i aktiviteteve kombëtare të tij për vitin. Heshturazi doli që është hequr, por nuk foli askush.Boksierët kaluan në sporte të tjera, por jehona mbeti, pasi boksi si sport individual ishte shumë popullor dhe kishte yjet e tij. Shumë pasionantë e ndiqnin fshehurazi nga kanali televiziv italian, apo ai jugosllav, sidomos kur takimet organizoheshin në Amerikë, që korrespondonte me orët e mëngjesit në Europë. Dolën yje si italiani Benvenuti dhe Kasisu Klei, një emër që të godiste bukur”.
Ahmet Golemi, do të mbahet në mend edhe si një nga komentatorët më të mirë të boksit në Shqipëri.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari