Të gjithë folëm për humbjen e madhe të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Nga kjo fatkeqësi na vjen në memorie një rast që preku çdo shqiptar në vitin 2010.
Më 15 maj 2010 në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar skuadra angleze e Swansea City, ndërroi jetë Besian Idrizaj.
Ish-sulmuesi shqiptar nga Kosova u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, përcjell Syri.net.
Në një moshë e cila po shënonte fillimin e një karriere premtuese, talenti ndërroi jetë vetëm dy javë pasi do të përfundonte Championship.

Sipas raportimeve të vitit 2010, Idrizaj udhëtoi në botën tjetër pas një ataku në zemër në momentin që ishte duke fjetur.
Në të njëjtën mënyrë tragjike që i kushtoi jetën edhe Davide Astorit. Por, ndryshe nga ish-kapiteni i Fiorentinës, Besian Idrizaj kishte pësuar dy para infarkte në shkurt dhe nëntor të vitit 2008 kur luante me skuadrën e Wacker Innsbruck.
Ndërsa me Austria U21, sulmuesi luajti 12 ndeshje dhe shënoi 3 gola.
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...