“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” – Batatina iu kundërpërgjigjet analistave pas fitores ndaj Ballkanit

20:26 | 9 Mars 2026
D.H

Llapi iu është rikthyer fitoreve sot pas fitores së madhe që arriti në “Zahir Pajaziti” ndaj Ballkanit me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore pa reaguar nuk e la trajneri llapjan Tahir Batatina i cili është zgjedhur trajner i javës sipas mediumit Telegrafi, shkruan Arbresh.info.

Ai ka shpërndarë ekipin e javës të zgjedhur nga ky medium në llogarinë e tij në Facebook dhe nuk i ka ndalur ‘kunjat’ për analistët, të cilët po e sulmojnë vazhdimisht për mossukseset e tij.

“Kritikat e analistëve kurrë nuk më kanë ndalur — përkundrazi, gjithmonë më kanë motivuar të punoj edhe më shumë.”

“Madje ju ftoj të më kritikoni çdo javë, sepse çdo kritikë e juaja vetëm sa më jep më shumë forcë, energji dhe uri për sukseset e radhës.”

“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj. Respekte për analistët!”, ka shkruar Batatina në llogarinë e tij në Facebook.

Llapi aktualisht është i shtati me 26 pikë, si dhe ditë më parë ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku përmes këtij kompeticioni synon daljen në Evropë./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale