Ta mendosh se trajneri portugez, Jose Mourinho, nuk ka fituar kurrë në St James’ Park në kuadër të Premierligës, është e pabesueshme por faktet e tregojnë të kundërtën.
Jose Mourinho dhe Manchester United sot ishin në vizitë te Newcastle United për ta zhvilluar takimin e xhiros së 27-të të Premierligës, të cilën e humbën me rezultat minimal 1 me 0, shkruan arbresh.info.
Për të vazhduar tersin e Jose Mourinhos në stadiumin e famshëm St James’ Park u përkujdes mesfushori skocez, Mat Ritchie, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 65.
Mourinho si trajner në St’ James Park me skuadrat e tij ka zhvilluar shtatë takime dhe nga këto ka katër humbje, tri barazime dhe asnjë fitore.
Trajneri portugez në të kaluarën ka qenë trajner i Chelsea në dy periudha, por që nuk ka arritur as me skuadrën blu të fitoj në stadiumin e Newcastle United. /arbresh.info/
Më poshtë mund të shikoni shtatë tentimet e Jose Mourinhos për të fituar në St James’ Park:
Maj, 2005 / Newcastle Untied 1 – Chelsea 1 (Geremi “33’, Frank Lampard 35’)
Trajner i Newcastle: Graeme Souness.
May 2006 / Newcastle United 1 – 0 Chelsea ( Bramble 73’)
Trajneri i Newcastle: Glenn Roeder.
Prill 2007 / Newcastle United 0 – 0 Chelsea
Trajner i Newcastle: Glenn Roeder.
Nëntor 2013 / Newcastle 2 – 0 Chelsea (Gouffran 68’, Remy 89’)
Trajner i Newcastle: Alan Pardew
Dhjetor 2014 / Newcastle 2 – 1 Chelsea (Cisse 57’,78’, Drogba 83’)
Trajner i Newcastle: Alan Pardew
Shkurt 2018 / Newcastle 1 – 0 Manchester United ( Matt Ritchie 65’)
Trajner i Newcastle: Rafael Benitez.
7️⃣ games
4️⃣ defeats
3️⃣ draws
0️⃣ winsJose Mourinho has never won a Premier League game at St. James' Park.#BTSportScore pic.twitter.com/KseYkCqx7c
— BT Sport Score (@btsportscore) February 11, 2018