Barcelona ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në skuadër, në prag të ndeshjes së 1/16 në Kupën e Mbretit kundër Linares të mërkurën.
Pedri dhe Ferras Torres kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, duke iu bashkuar një liste të gjatë të të prekurve me virus në Camp Nou.
Derisa Pedri i bashkohet listës së mungesave të shumta të trajnerit Xavi, Torresit nuk i lejohet të luajë gjithsesi, pasi ai ende nuk është i regjistruar si lojtar i ekipit të parë të Barçës.
Hiç më pak se 10 lojtarë munguan në fitoren e Barçës 1:0 kundër Real Mallorcas të dielën, si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa gjashtë të tjerë shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve.
Xavit iu desh të thërriste lojtarë nga akademia e klubit për atë ndeshje.
Pas takimit me Linares, Barcelona do të udhëtojë drejt Granadas për ndeshjen e radhës në La Liga të shtunën më 8 janar. /GE/;
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...
Ministri shqiptar i Mbrojtjes: S’ka ndryshim në planet e KFO...
Pas Italisë, Kryeministri Rama udhëton sot drejt Spanjës
Ndryshime në trupën diplomatike-Presidenti Begaj liron nga d...
Komandanti i FSK-së pret në një takim shefin e Shtabit të FA...