Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka vazhduar formën fantastike nëpër të cilën po kalon këtë sezon me Granadan edhe këtë javë.
Uzuni ishte autor i tre golave të realizuar në fitoren që Granada e mori me rezultat 4-1 në shtëpi mbrëmë ndaj Cartagenas në kuadër të javës së 20-të në La Liga 2.
Për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në këtë sfidë, reprezentuesi shqiptar mori notën 8.9 nga Sofascore, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.
Dy nga tre golat që realizoi Uzuni erdhën në pjesën e parë, derisa hattrickun e konpletoi në pjesën e dytë.
Përveç golave të shënuar, Uzuni pati gjithashtu edhe 10 pasime të kompletuara, dy duele të fituara dhe një gjuajtje të bllokuar.
29-vjeçari tashmë ka kapur shifrën e 14 golave të shënuar këtë edicion në kampionat pas 17 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe një asistim.
Kujtojmë se para pak kohës Uzuni ishte bërë golashënuesi i huaj më i mirë në histori të Granadas, një arritje që dëshmon se në çfarë niveli kanë qenë paraqitjet e tij për klubin spanjoll.
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...