Futbollisti i Real Madridit, Brahim Diaz është duke shkëlqyer tek kombëtarja e Marokut në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ai edhe sot ishte protagonist në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Tanzanisë, ku Maroku fitoi me rezultat 1-0, shkruan Arbresh.info.
Diaz ishte autor i golit të vetëm në këtë sfidë pas një asistimi të Achraf Hakimit.
Me këtë fitore Maroku ka arritur në çerekfinale të këij kompeticioni ku e pret fituesin e ndeshjes Afrikë e Jugut – Kamerun.
Ndërkohë për Brahim Diazin ky ishte goli i katërt në po aq ndeshje. Pra Diaz ka shënuar në çdo sfidë të Marokut deri më tani.
Ai gjithashtu kryeson listën e golashënuesve të Kupës së Kombeve të Afrikës me katër gola./Arbresh.info
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike