Problemet e Barcelonës në La Liga vazhduan edhe në ndeshjen e saj të fundit në vitin 2020, pasi Philippe Coutinho e la fushën duke çaluar dhe Eibari bëri që katalonasit ta regjistrojnë fillimin më të dobët në ligë në 17 vjetët e fundit.
Eibari e ndali Barçën me barazim 1:1 në Camp Nou, në një ndeshje në të cilën mungoi kapiteni Lionel Messi shkaku i një lëndimi.
Barcelona ngel shtatë pikë prapa liderit Atletico Madrid, i cili mund ta rrisë epërsinë nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura.
Skuadra e Ronaldo Koeman shpërdoroi shumë mundësi dhe u detyrua të pajtohej me një pikë të martën.
Martin Braithwaite e humbi penalltinë para se Kike Garcia t’i kalonte vizitorët në epërsi. Por Ousmane Dembele e barazoi rezultatin për Barçën.
Në çastet e fundit të takimit, Coutinho u detyrua ta braktisë fushën duke e mbajtur gjurin me dorë, pavarësisht se mori tretman mjekësor në fushë.
Koeman i kishte kryer tashmë të gjitha pesë zëvendësimet dhe u detyrua të luajë me një lojtar më pak në 10 minutat e fundit.
Barcelona i ka fituar vetëm shtatë prej 15 ndeshjeve të para në ligë këtë sezon. Kjo nuk ka ndodhur që prej vitit 2003./Arbresh.info/
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum
Man United e “gjunjëzon” Arsenalin në “Emi...
Në lidhje për 5 vjet, Endri flet për raportin që ka me famil...
Moti për pesë ditët e ardhshme me vranësira dhe reshje shiu
Pse stërvitja në shtëpi gjatë dimrit është zgjedhja më e men...