Agjenti i Nico Williams ka informuar zyrtarisht klubin Athletic Bilbao për dëshirën e lojtarit për t’u transferuar te FC Barcelona.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja verbale mes Barcelonës dhe anësorit të kombëtares spanjolle është kompletuar deri në qershor 2031, shkruan Arbresh.info.
Ai do të marrë një pagë neto prej 7-8 milionë euro në sezon.
Klubi bask e ka pranuar faktin që lojtari dëshiron të largohet, por Athletic Bilbao nuk është e hapur për pagesa me këste.
Ata kërkojnë pagesën e plotë të klauzolës së lirimit prej 58 milionë euro plus taksat, dhe insistojnë që shuma të paguhet menjëherë si garanci formale sipas kushteve të kontratës.
Tashmë pritet që Barcelona të gjejë zgjidhjen financiare për të përmbushur kërkesat e Athletic, në mënyrë që transferimi i Nico Williams të realizohet zyrtarisht gjatë javëve në vijim./Arbresh.info
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...