Java e tmerrshme e Real Madridit është përkeqësuar edhe më shumë pas konfirmimit të klubit se kapiteni Serigo Ramos dhe Isco janë të lënduar.
Qendërmbrojtësi Serigo Ramos ka pësuar një tërheqje muskulore në pulpin e këmbës së tij të majtë, ndërsa Isco është i lënduar në ijën e këmbës së majtë, shkruan klubi në një deklaratë të lëshuar, transmeton portali arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Edhe pse klubi ka refuzuar të jap detaje se kur dyshja mund të rikthehen, lojtarët pritet të qëndrojnë jashtë fushe në ndeshjen e tyre në udhëtim në La Liga ndaj Valencias.
Ka raporte gjithashtu që Ramos mund të qëndroj jashtë fushe për dy javë.
Ky lajm vjen vetëm dy ditë pas eliminimit të klubit nga Kuba e Mbretit pas disfatës tronditëse 2 me 1 ndaj Leganes në Santiago Bernabeu./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...