Achraf Hakimi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe do të humbas sonte (e mërkurë) ndeshjen e Interit në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach.
Sipas një raporti të Sky Sport, testi që iu nënshtrua ish-ylli i Borussia Dortmund përpara ndeshjes së Interit në Ligën e Kampionëve u kthye pozitiv, prandaj Antonio Conte do të duhet të bëjë pa 21-vjeçarin.
Edhe klubi italian disa minuta më vonë ka konfirmuar infektimin e mbrojtësit të djathtë me coronavirus.
Hakimi tani do të vihet në karantinë për të paktën 10 ditë dhe do të kthehet në veprim pasi të ketë test negativ për virusin.
Alessandro Bastoni dhe Radja Nainggolan ishin të infektuar, por tashmë janë shëruar ndërsa Ashley Young është ende pozitiv pas testimeve të sotme.
Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe Milan Skriniar janë gjithashtu pozitivë me coronavirus. /Telegrafi/
? | OFFICIAL STATEMENT@AchrafHakimi has tested positive for COVID-19 in the latest round of checks ⤵️#FCIM https://t.co/Wds2EepHZm
— Inter (@Inter_en) October 21, 2020
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim