Torino ka lajmëruar zyrtarisht që edhe dy lojtarë të saj janë testuar pozitivë me koronavirus
Lojtarët e kësaj skuadre i janë nënshtruar testeve para se të kthehen në stërvitje për sezonin e ri dhe klubi ka regjistruar dy raste me COVID-19 në skuadrën e tyre.
“Klubi i futbollit Torino lajmëron që dy lojtarë të saj kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në testet që janë bërë para nisjes së stërvitjeve”, ka shkruar klubi në deklaratë.
“Klubi ka informuar autoritetet kompetente dhe dy lojtarët, që janë asimptomatik, të cilët janë izoluar sipas protokollit”.
“Si rezultat i kësaj, janë bërë disa gjurmime dhe tre lojtarë të tjerë të skuadrës së parë të cilët kanë pasur kontakt me këta persona do të izolohen po ashtu dhe nuk do të jenë pjesë e stërvitjeve në grup”. /GazetaExpress/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...