ifozët në Bundesligës po vazhdojnë të protestojnë kundër Federatës së Futbollit të Gjermanisë. Pankarta ofenduese me sharje drejt Federatës gjermane u shpalosën të shtunën nëpër ndeshjet e Bundesligës.
Pronari kontrovers i Hoffenheimit, Dietmar Hopp, gjithashtu mbetet cak i shumë kritikave e ofendimeve për tifozët e pakënaqur të ekipeve kundërshtare, transmeton Gazeta Express.
Hopp dhe vetë Federata e Futbollit e Gjermanisë ishin cak i protestave nga tifozët edhe gjatë javës së kaluar, ndërsa këtë xhiro ata ishin sërish në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjeve të Schalkes, Freiburgut, Hertha Berlinit dhe Wolfsburgut.
Hopp i ka zemëruar tifozët kundërshtarë, të cilët besojnë se ai po e blen suksesin e klubit të tij në Gjermani. Në xhiron e kaluar, tifozët e Bayernit e quajtën atë “bir b*shtre” dhe ndeshja rrjedhimisht u ndalua për disa minuta.
Federata e Futbollit e Gjermanisë gjithashtu po kritikohet se po i hesht kritikët përmes zhvatjeve. Protestat e tifozëve janë intensifikuar pas vendimeve të Federatës gjermane për të mos i lejuar tifozët e Dortmundit të shkojnë në disa ndeshje, shkaku i protestave ndaj Hopp.
Moti sot me vranësira, shi dhe borë
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma