Google ADS

Vazhdojnë problemet për Chelsean e Pochettinon

17:30 | 17 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Fillimi jo i mirë i sezonit për Chelsean vazhdoi me një barazim pa gola me Bournemouthin.

Mauricio Pochettino i besoi përsëri Nicolas Jackson teksa Chelsea udhëtoi drejt Bournemouth duke kërkuar vetëm fitoren e dytë të sezonit, shkruan Arbresh.info.

Rasti i parë i vërtetë i ra Raheem Sterling në minutën e 10-të, por anësori anglez nuk arriti ta gjej kuadratin.

Dhe vetëm pak çaste më vonë Mykhailo Mudryk dhe Nicolas Jackson kombinuan me sulmuesin gambian që goditi shtyllën nga fillimi i zonës së rreptësisë.

Skuadra vendase patën shansin e tyre për të hapur rezultatin në minutën e 20-të, por gjuajtja e Dango Ouattara-s u ndal nga Robert Sanchez.

Conor Gallagher ishte lojtari i radhës që rrezikoi për “Blues” me kapitenin e ndeshjes që detyroi Neto të bënte një pritje të mirë.

Në pjesën e dytë dhe Chelsea mendoi se kishte shënuar pas vetëm tre minutash, por gola e Levi Colwill u anulua për pozitë jashtë loje.

“Qershitë” patën shansin e tyre të artë 12 minuta para përfundimit, por përpjekja e Dominic Solanke u shpëtua nga Sanchez.

Chelsea renditet në vendin e 14-të me pesë pikë pas pesë ndeshjeve, kurse Bournemouth janë një pozitë më poshtë me tri pikë të grumbulluara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale