Një nga dilemat kryesore para përballjes së Real Madridit ndaj Monacos ishte nëse tifozët e ekipit madrilen do të vazhdonin me fishkëllimat, ashtu siç ndodhi të shtunën e kaluar në ndeshjen e La Ligës ndaj Levantes. Përgjigjja ishte po, por këtë herë në një intensitet dukshëm më të ulët.
Gjatë nxehjes para ndeshjes, nga tribunat e “Santiago Bernabeut” u dëgjuan fishkëllima, por edhe duartrokitje, duke treguar një ndarje të qartë të opinionit mes tifozëve. Në këtë reagim u përfshinë edhe tifozët mysafirë të Monacos.
Kur përmes altoparlantëve të stadiumit u thirrën emrat e lojtarëve, fishkëllimat u përqendruan vetëm tek tre futbollistë.
Huijsen dhe Jude Bellingham u fishkëllyen lehtë, ndërsa Vinicius Junior mori më shumë reagime negative, por gjithsesi shumë më pak krahasuar me atë që ndodhi fundjavën e kaluar.
Ndryshe nga ndeshja ndaj Levantes, ku pothuajse i gjithë ekipi u fishkëllye, kësaj radhe tifozët u treguan më të përmbajtur, duke reflektuar një qëndrim më të moderuar ndaj skuadrës.
Pas pjesës së parë Reali po fiton 2-0./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër