Vashat e Kosovës përballen me Shqipërinë në kualifikimet e Kupës së Botës

11:58 | 16 Shtator 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra do të luajë me Shqipërinë.

Kosova është mysafire e Shqipërisë sonte nga ora 19:00.

Kjo përballje do të luhet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Këto dy ekipe bëjnë pjesë në grupin F, së bashku me Poloninë, Armeninë, Belgjikën dhe Norvegjinë.

Vendi i parë kualifikohet në Kampionat Botëror direkt, ndërsa vendi i dytë varet nga renditja edhe në grupet tjera.

Kosova pas pesë ditësh më 21 shtator do ta pret në “Fadil Vokrri” Norvegjinë.

Lajmet më të lexuara