Leicesteri ka arritur të marrë një barazim dramatik ndaj Brightonit në kuadër të xhiros së 15-të në Premier League.
Mysafirët ishin duke fituar me rezultat 2-0, me golat e Lamptey dhe Minteh deri në minutën e 85-të në ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Por, në atë momente, Jamie Vardy realizoi për të ngushtuar epërsinë e “Dhelprave”. Ndërsa në minutën e parë shtesë një asistim i tij u shëndrrua në gol nga De Cordova-Reid.
Me këtë barazim, Leicesteri është pesë pikë larg nga zona e rrezikshme, ku grumbullon gjithsej 14 pikë.
Kurse, Brightoni ka 24 sosh dhe ndodhet në vendin e shtatë në tabelë, duke bërë një hap fals për t’u afruar me top katërshen e madhe.
Kjo ishte ndeshja e dytë e trajnerit Ruud Van Nistelrooy dhe numëron katër pikë me skuadrën e tij./Arbresh.info
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...