Raphael Varane ka pranuar se ish trajneri Zinedine Zidane do të jetë i vështirë për tu zëvendësuar duke shtuar se do të nevojitet një person me karakter të fortë për të drejtuar Real Madridin sezonin e ardhshëm.
Zidane u largua në formë befasuese nga Santiago Bernabeu javën e kaluar pas dy viteve e gjysmë, brenda të cilave ia siguroi tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve skuadrës madrilene, transmeton portali arbresh.info.
“Trajneri i ri duhet të jetë në gjendje për të evoluar në kontekst te Madridi sepse nuk është e lehtë, është një kontekst me shumë presion dhe pritshmëri”, ka thënë fillimisht Varane. “Zidane ka bërë diçka që do të jetë e vështirë për ta bërë sërish. Ajo që ai ka bërë brenda dy viteve e gjysmë është e jashtëzakonshme”

“Ne nuk do të kërkojmë nga trajneri i ri për të fituar aq trofe për një kohë të shkurtër, por ai duhet të adaptohet në Real Madrid”
“Në Evropë ka shumë trajnerë të mirë, trajneri i ri duhet të ketë karakter për të marrë këtë sfidë”
Reprezentuesi i Francës është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror që zhvillohet këtë verë në Rusi./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën