Raphael Varane thotë se Real Madridi nuk duhet të dorëzohet në La Liga pavarësisht disfatës mjaftë dëmtuese të pësuar të martën nga Espanyoli.
Goli në sekondat e fundit nga Gerard Morena i shkaktoi disfatën e pestë sezonale kampionit në fuqi duke i lënë ata 14 pikë prapa liderit – Barcelonës, që është me një ndeshje më pak, transmeton portali arbresh.info.
Liga e Kampionëve është shansi më i mirë për ‘Los Blancos’ që të mos përfundojnë sezonin pa ndonjë trofe, por Varane insiston se ata duhet të luftojnë për rezultate më të mira në kampionatin spanjoll edhe pse shpresat e tyre për titull tashmë kanë përfunduar.
“Ne luajtëm më mirë në pjesën e parë sesa në pjesën e dytë”, ka thënë reprezentuesi i Francës. “Ne gjithmonë duhet të japim më të mirën kur veshim këtë fanellë”

“Ne nuk mund të dorëzohemi në La Liga. Ne nuk jemi duke shikuar tek pikët, ne jemi të fokusuar në ndeshje dhe do të përpiqemi për t’i fituar ato sepse kjo është ajo që ky bagazh kërkon nga ne”
“Ne gjithmonë dëshirojnë të fitojmë dhe kjo nuk do të ketë ndikim për ndeshjen kundër PSG-së. Pa marrë parasysh se a luan Neymar apo jo, kjo do të jetë e vështirë për shkak se ata do të sulmojnë me gjithçka. Ne jemi të gatshëm për këtë dhe do të vazhdojmë përgatitjet tona”
Pas fitores 3 me 1 në takimin e parë, ndeshja kthyese në Parc des Princes do të zhvillohet më 6 mars./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...