Mbrojtësi i njohur shqiptar, Kristi Vangjeli, është zyrtarizuar sot te FC Prishtina.
Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë është prezantuar sot me fanellën e kampionëve të Kosovës.
35-vjeçari ka thënë se shpreson që gjithë përvojën dhe forcën në karrierën e tij, t’ia përcjell ekipit.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Ndjehem mirë që do të vazhdoj të vesh fanellën bardh e kaltër, kjo një kënaqësi më tepër. Vije në një ekip kampion dhe shpresoj që gjithë atë përvojë dhe forcën në karrierën time t’ia përcjell ekipit këtu, të ndihmoj në maksimum, qoftë për të arritur kalimin e turneve në Evropë, qoftë për të arritur prapë objektivin kryesor të klubit, titullin e kampionit.Të them të drejtën, kuptohet, për ardhjen time kanë ndikuar edhe shokët që kam pasur në skuadra si Lilaj, Mici, Abazi e Muça, duke këmbëngulur edhe klubi që të më ketë në radhët e saj, duke shprehur besim në mua plus që është ekip që lufton gjithmonë për titullin e kampionit. Dhe kjo më obligon që të shtyj akoma më shumë forcën time. Sa për moshën time, shpresoj të tregojë vetë fusha moshën time. Besoj se jam dhe ndjehem ashtu sikur verëra sa më e vjetër aq më e mirë. Shpresoj këtë ta tregoj në fushë dhe mos t’ia lë asnjë tifozi apo analisti për të ma përmendur moshën time” – ka thënë Vangjeli për faqen zyrtare të klubit.
Vangjeli është një futbollist me përvojë të madhe, teksa së fundmi ishte pjesë e Tiranës.
Aris, Chornomorets, Skënderbeu, Astra Giurgiu, Adelaide Olympic janë klubet tjera në të cilët është paraqitur futbollisti me prejardhje nga Korça.
Kristi Vangjeli në karrierën e tij është paraqitur 35 herë për Kombëtaren e Shqipërisë. /Zeri.info
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...