Holanda ka arritur të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ si lider nga Grupi A.
Holandezët kaluan tutje me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, derisa në 1/8 e finales përballen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dulën sit ë dytët nga Grupi B.
‘Tulipanët’ dhe amerikanët do të përballen të shtunën dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë. Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal vlerësoi kundërshtarin, por ai deklaroi se synimi i skuadrës së tij është vetëm për të fituar, shkruan telegrafi.
“SHBA është një shembull i përsosur i një ekipi të mirë. Ka skuadra që nuk janë një ekip i mirë, por që kanë cilësi më të lartë individuale”.
“SHBA ka një grup të mirë lojtarësh dhe është një ekip me shumë energji. Lojtarët e tyre harxhojnë shumë energji dhe japin më të mirë në lojë. Por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mundur ata”, tha Van Gaal.
Tutje Van Gaal ka thënë se mund të shkoj ndeshja edhe në penallti dhe për këtë po i kushton shumë vëmendje.
“Penalltitë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne humbëm finalen në 2014 për shkak të penalltive, pavarësisht se ishim një ekipi më i mire në sfidën përballë Argjentinës. Unë i kam kushtuar shumë vëmendje penalltive në mënyrë që gjuajtësit e penalltive dhe portieri të kenë më shumë besim këtë herë”, u shpreh Van Gaal.
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...