Van Dijk zbulon çfarë i tha Wirtzit në telefon për ta bindur t’i bashkohet Liverpoolit

12:36 | 25 Korrik 2025
R J

Virgil van Dijk ka zbuluar se çfarë i tha Florian Wirtz në një telefonatë private përpara se ylli gjerman të kompletonte transferimin e tij të bujshëm te Liverpooli.

Liverpool ka qenë jashtëzakonisht aktiv këtë verë, duke shpenzuar shumë për të afruar lojtarë të rinj, përfshirë edhe Wirtz.

‘Të Kuqtë’ paguan plot 116 milionë euro për ta sjellë Wirtz në ‘Anfield’, duke mposhtur konkurrencën nga Manchester City dhe Bayern Munich.

Ai ka lënë tashmë përshtypje te tifozët e Liverpoolit me paraqitjen e tij kundër Stoke City në një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura.

Wirtz pritet të ketë një tjetër paraqitje gjatë turneut parasezonal të Liverpoolit në Azi.

Përpara ndeshjes së Liverpoolit kundër Milan të shtunën, Van Dijk iu përgjigj pyetjeve nga mediat, duke komentuar edhe mbi shpenzimet e klubit këtë verë.

Ai gjithashtu zbuloi se kishte ndihmuar në bindjen e Wirtz për t’u bashkuar me Liverpoolin gjatë negociatave intensive.

“Kur u bashkova me klubin e kam thënë, nuk mendoj se ka një vend më të mirë për të qenë se sa Liverpool. E ndjej me të vërtetë kështu. Kemi pasur një sezon fantastik dhe mendoj se kjo mund të bëhet edhe më mirë”.

“Kur Florian foli me klubin dhe me disa lojtarë, fola pak edhe unë me të, jam i sigurt se ai e ndjeu atmosferën. Dhe pastaj mori vendimin. Duke ardhur këtu, mendoj se ai mund të ketë me të vërtetë ndikim”.

“Por gjithashtu varet prej tij, nga mënyra se si e tregon veten çdo ditë. Ai po afrohet dhe është mirë të shihet. I fola, i thashë: ‘Liverpool është vendi ku duhet të jesh’”, ka thënë Van Dijk./Telegrafi/