Van Dijk nuk ka dyshime: Ky është futbollisti më i mirë në botë

09:11 | 30 Prill 2019
A Z

Virgil van Dijk ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është më i miri në botë.
Virgil van Dijk nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i mirë në botë.

Mbrojtësi i Liverpoolit ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është më i miri në botë.

“Po, mendoj se Messi është futbollisti më i mirë në botë, e kam thënë edhe më parë”, u shpreh ai për mediat angleze, përcjell lajmi.net.

“Tani që do të luajmë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve do të takohemi me një prej futbollistëve më të mirë, e që unë mendoj se është më i miri në botë”, theksoi holandezi. Liverpool dhe Barcelona takohen të mërkurën në duelin e tyre të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale