Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, ka folur për shtyp para ndeshjes së kthimit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Liverpooli e befasoi skuadrën e City duke e mposhtur me rezultat të pastër 3 me 0 dhe tashmë po thuajse janë kualifikuar për një gjysmëfinale.
“Mbrojtja e një rezultati 3:0 këtu do të jetë një situatë e çuditshme. Ne duhet të hyjmë me mentalitetin se rezultati ende është 0-0. Ne duam ta fitojmë ndeshjen. Ne e dimë se jemi në gjendje të shënojmë”, ka deklaruar mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.
“Ne e dimë se si skuadër mund të mbrohemi shumë mirë, të jemi kompakt, siç kemi qenë në pjesën e dytë kundër tyre”.
“Duhet të qëndrojmë të qetë. Ne duhet të jemi në 100 për qind dhe të bëjmë gjërat siç bëmë në pjesën e parë kundër tyre. Nëse e bëjmë këtë, do të jetë një natë e vështirë për ata”. /arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...