Virgil Van Dijk thotë se fitimi i Topit të Artë do të ishte përmbushje e një ëndrre për të, por këmbëngul se synim më i madh për të është të fitojë tituj me Liverpoolin.
Pas 12 muajve të suksesshëm të qendërmbrojtësit më të shtrenjtë në botë duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe për pak Premierligën dhe duke arritur në finale të Ligës së Kombeve – Van Dijk është favorit i bastoreve për çmimin më prestigjioz individual, i cili ndahet nga France Football, transmeton Gazeta Express.
Mbrojtësi i fundit që e ka fituar Topin e Artë është ish-qendërmbrojtësi i Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Cannavaro, më 2006, në vitin kur si kapiten e udhëhoqi Italinë drejt lavdisë në Kupën e Botës dhe holandezi Van Dijk dëshiron t’i ndjekë hapat e tij.
“Nëse njerëzit po flasin për këtë, nuk mund të thuash se nuk ka ndikim në ju”, tha Van Dijk për Sky Sports, i cili e ka fituar çmimin Lojtari i Vitit në Premierligë.
“Ama kjo është vetëm një temë në të cilën ne s’kemi ndikim. Tani për tani nuk mund të ndryshoj asgjë përpos të përgatitem dhe të jem i përgatit. Të fitosh diçka të tillë është përmbushje e një ëndrre për çdo futbollist në botë. Nëse s’e fiton atëherë e harron dhe përpiqesh të luash më mirë se një vjet më parë”, shtoi ai.
“Do të ishte fantastike dhe do të ndihesha shumë krenar. Por kryesorja është të përqendrohem në ekipin dhe ta arrijmë synimin e madh; të fitojmë trofe me klubin”, theksoi ai.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...