Virgil van Dijk ka treguar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2020 gjatë kësaj vere, sepse dëshiron të përqendrohet në rifitimin e formës fizike me Liverpoolin.
Mbrojtësi i Liverpoolit po e rimerr veten nga një lëndim i rëndë në gju që ia prishi këtë sezon në tetor dhe kishte mundësi të rikthehej për ta përfaqësuar si kapiten Holandën në evropiani ne shtyrë për këtë verë.
Në intervistën e tij të parë që prej atij lëndim, Van Dijk njoftoi se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Frank de Boer dhe se do të punojë në fazën e fundit të riaftësimit nga lëndimi.
“Ka qenë një rrugë shumë, shumë e gjatë. M’u desh t’i shkoja hap pas hapi. Gjëra po ecin mirë. Gjithçka ka përparuar mirë. Në fazën e fundit të riaftësimit tim, kam marrë vendimin që më është dashur ta merrja: Të përfshihem në Euro, po apo jo? Duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh, mendoj se fizikisht është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro por të futem në fazën e fundit të riaftësimit gjatë pushimit sezonal”, tha Van Dijk.
“Do të përqendrohem në përgatitjet parasezonale me klubin dhe ky është synimi real. Natyrisht, jam shumë i zhgënjyer që do të mungojë në Euro dhe që nuk do ta udhëheq vendin tim atje, por kështu kanë qenë gjërat më duhet ta pranoj këtë”, shtoi ai. /Gazeta Express
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...