Donny van de Beek i është bashkuar Evertonit në formë huazimi nga Manchester Unitedi deri në fund të sezonit aktual.
“Tash mund të them se jam lojtar i Evertonit, jam shumë i gëzuar dhe mezi pres që t’i ndihmoj skuadrës”, ka thënë transferi i ri për evertontv.
“Mendoj se është një klub i shkëlqyer… Ka lojtarë shumë të mirë këtu dhe kam ardhur sepse dua t’u ndihmoj të ngjiten në tabelë”.
“Shpresoj të sjell më shumë cilësi futbolli, pasimet e mia dhe natyrisht, të shënoj gola. Realizimi është një pjesë e madhe e lojës sime dhe unë jap asistime dhe do të përpiqem t’i bëj këto”.
“Dhe nuk është vetëm faza e sulmit, por duhet edhe të mbrohesh si mesfushor dhe unë mund ta bëj edhe këtë po ashtu”, ka shtuar holandezi në deklaratën e tij.

Te Evertoni, Van de Beek do ta bartë fanellën me numrin 30-të.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër