Donny van de Beek mund të largohet pas vetëm një viti te Manchester United.
Kanë kaluar muaj dhe mesfushori holandez ende nuk e ka bindur Ole Gunnar Solskjaerin për një vend në formacion, andaj raportohet se 23-vjeçari është duke e menduar largimin, qoftë në formë huazimi, ose të përgjithshëm.
Madje, ish mesfushori i Holandës, Ronald de Boer, ka kërkuar urgjentisht nga ai që të ndërrojë skuadër sepse, ajo çfarë po ndodh me të te “Djajtë e Kuq” mund t’i kushtojë me Kampionatin Evropian.
“Po rrezikon shumëçka, nuk ka përmirësim sa i përket minutave në fushë, Besoj se ai duhet të deklarohet për t’u huazuar, apo ndoshta edhe për t’u shitur”, tha De Boer. /Gazeta Express/
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...