Skuadra e Barcelonës është rikthyer sot (e martë) në stërvitje pas tri ditëve pushim që Ernesto Valverde iu dha lojtarëve të tij.
Trajneri ende nuk mund të llogaris në të gjithë lojtarët e tij për shkak se disa prej tyre janë ende të përfshirë në ndeshjet me skuadrat e tyre kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, disa prej tyre janë rikthyer në qytet nga detyra me skuadrat kombëtare.
Marc-Andre Ter Stegen, Jasper Cillessen, Luis Suarez, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele kanë punuar të gjithë mëngjesin e sotëm në Ciudad Deportivo te fusha Tito Vilanova.
Gerard Pique, i cili nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore, ishte i pranishëm këtë herë pasi kishte marrë leje nga Valverde për të udhëtuar në SHBA për arsye personale.
Miranda dhe Riqui Puig morën pjesë gjithashtu në seancë, diçka që ka qenë e rregullt që nga fillimi i edicionit./arbresh.info/
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdek...